Në dy muaj, niveli i Liqenit të Prespës është rritur me 48 centimetra, sipas të dhënave nga raportet ditore të Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), raporton SDK, përcjell Portalb.mk.
Reshjet e dendura të shiut që ranë në dy muajt e fundit, rreth 21 nëntorit të vitit të kaluar (2025) dhe më 7 janar të këtij viti (2026), përmbytën shtëpi, depo, oborre dhe pemishte, por sollën edhe shpresë për Liqenin e Prespës.
Sipas të dhënave të publikuara nga DPHM, niveli i ujit të Liqenit i matur në stacionin matës në Nakolec më 8 janar 2026 ishte 841.36 metra mbi nivelin e detit. Nëse kjo krahasohet me nivelin e ujit më 7 nëntor 2025, pra periudhën para shirave kur niveli ishte 840.88 metra, llogaritjet tregojnë se niveli i ujit është rritur me 48 centimetra.
Niveli nga 7 nëntori deri më 2 dhjetor të vitit të kaluar u rrit me 27 centimetra, kur niveli i ujit arriti në 841.15 metra mbi nivelin e detit, dhe që atëherë me 21 centimetra shtesë.
Qendra për Menaxhim me Kriza për shkak reshjeve dhe përmbytjeve të ndryshme, sot ka raportuar për disa situata kritike nëpër pjesë të ndryshme të Maqedonisë së Veriut.
Ndryshe, rreziku që i kanoset liqenit të Prespës së Madhe sot vjen nga shumë faktorë. Ekspertët thonë se ndër më kryesoret janë rritja e lartë e temperaturave gjatë viteve të fundit, çka shton avullimin, rënia e sasisë së reshjeve si dhe bashkëveprimi me liqenin e Ohrit. “Sa më pak reshje të ketë një viti hidrologjik, aq më shumë ujë marrim nga Prespa, sepse Prespa ka një disfavor ndaj liqenit të Ohrit: ndodhet 150 metër mbi liqenin e Ohrit, në pozicionin gjeografik. Dhe duke qenë se ndahet nga një mal i karstëzuar, pra gëlqeror dhe shumë i çarë, uji kalon lirdhëm në këtë diferencë mes dy liqeve dhe derdhet në liqenin e Ohrit.