Niveli i ujit në liqenin e Ohrit është 14 centimetra nën mesataren

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit, sipas matjeve të sotme të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, është 693.21 metra mbi nivelin e detit ose 14 centimetra nën mesataren për janar, raporton MIA.

Gjendja me nivelin negativ të ujit të liqenit  shënon përmirësim të caktuar, pasi në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar niveli i ujit u ul dy centimetra nën minimumin e lejuar të përcaktuar në 693.10 metra.

Megjithatë, lëvizja e nivelit të ujit në liqen ka pasoja negative në shumë aspekte, por më së shumti reflektohet në pjesën bregdetare, e cila është më e rëndësishmja në ekosistemin liqenor.

Liqeni i Ohrit - StrugësOhriUji - ujë