Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informoi se ngjitëset me shenjën e re për automjetet në shtet NMK, do të kushtojnë më së shumti 50 denarë, njofton Portalb.mk.
Detyrimi për përdorim tëkodit NMK nëpër targa doli nga Marrëveshja e Prespës, ndërsa afati se deri kur qytetarët të cilët kanë targa me kod të vjetër, duhet të zëvendësohen me të reja, skadon në shkurt të këtij viti.
Me vendimi e ri qeveritar, qytetarët nuk do të kenë nevojë që t’i ndërrojnë targat, por do të marrin vetëm ngjitëse me kodin e ri.
Nga MPB-ja thonë se në pajtueshmëri me Marrëveshjen kornizë për furnizim të targave, është firmosur marrëveshjes për porosi me operatorin e përzgjedhur ekonomik, për çka rrjedhin afatet ligjore për dërgesë të ngjitëseve.
“Në pajtueshmëri të vendimit për ndryshim dhe plotësim të vendimit për çmimet e fletëparaqitjeve që i jep Ministria e Punëve të Brendshme, publikuar në Gazetën Zyrtare të Repulikës së Maqedonisë së Veriut numër 2 nga 03.01.2024, çmimet e njgitëseve do të lëvizin nga 30 deri më 50 denarë”, kumtuan nga MPB-ja.
Qeveria në maj të vitit të kaluar vendosi që qytetarët në vend që të blejnë targa të reja me kodin e ri NMK, MPB do të japë ngjitëse.
Në dhjetor të vitit të kaluar MPb-ja informoi se e kanë përfunduar procedurën për furnizim të ngjitëseve dhe targave me shenjën e re NMK.
Tenderin e ka fituar firma “Kvantum” nga Shkupi së bashku me kompaninë gjermane “EHA Hofman internacional”. Për këtë qëllim, MPB-ja do të shpenzojë 2,29 milionë euro (141,6 milionë denarë) në periudhë prej tre vite sa parashikon marrëveshja për furnizim.
- LEXO: RMV, mbi 2 milionë euro do të kushtojnë targat dhe ngjitëset e automjeteve me shenjën “NMK”
- LEXO: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në tabelat e veturave të tyre mund të përdorin ngjitëset “NMK”
- LEXO: Vitin e ardhshëm qytetarët e RMV-së duhet t’i ndryshojnë dokumentat: Letërnjoftimi 310 denarë
- LEXO: RMV, për një vit duhet të ndrrohen dokumentet