Netët e filmit “Oda Fest”, sonte spektakël magjik për fëmijë në Tetovë

Sonte në ora 20:00 dhe 21:00 ndani pak kohë për fëmijët tuaj duke ju kushtuar vëmendje me programin që ofron “Oda Fest” në kuadër të projektit ” Festojmë në vendlindje”, njofton Portalb.mk

Filma, vizatim, ngjyrosje, argëtim të qeshura pa fund për fëmijët ofron “Oda Fest ” që në fokus ka grup moshat e njoma.

Nga ora 20.00 vjen spektakli magjik ” Fuzzbubble jaac – magic show”, shihni, dëgjoni, shijoni, ngjyrosni, ku fëmijët do të përjetojnë gjëra të bukura bashkë.

Në orën 21.00 do të ndjekin filmin vizatimor me dublim shqip”, historia e pabesueshme e Dardhës Gjigande” me regji nga Philip Einstein Lipski, Amalie Naesby Fick, Jorgen Lerdam.

Kurse më datë 30 korrik, u dha filmi ” Kobra” për nder të figurës së Shaban Tërstenës, kampionit olimpik me regji nga Igor Ivanov.

Spektakli i sontëm për fëmijë do mbahet te Mulliri i Vjetër (afër Xhamisë së Pashës). Kohëzgjatja 75 min.

Produksioni ” Oda” me Sabedin Selmanin gjithnjë është përkujdesur të shtojë ngjyrat dhe argëtimin në botën e fëmijëve përmes projekteve të ndryshme duke sjellë dhe “Kinemanë në rrota”, ku fëmijët kanë pasur mundësinë të ndjekin filma.

”Oda Fest”
Kultura shqiptareKulturë lajmeTIFF ODA