Netanyahu kërcënoi Hezbollahun: Nëse nuk e keni kuptuar mesazhin, ju premtoj që do ta kuptoni

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar një deklaratë nga zyra e tij. Në të, ai tha se Izraeli ditët e fundit i ka dhënë Hezbollahut një seri goditjesh që nuk mund ta imagjinonte, raporton TopChannel.

“Nëse Hezbollahu nuk e ka kuptuar mesazhin, ju premtoj, do ta kuptojë mesazhin”, tha Netanyahu, teksa premtoi kthimin e banorëve veriorë që u evakuuan për shkak të sulmeve të Hezbollahut.

“Asnjë vend nuk mund të tolerojë të qëllojë mbi qytetarët e tij, mbi qytetet e tij, dhe ne, Shteti i Izraelit, nuk do ta tolerojmë atë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të rivendosur sigurinë”, citohet të ketë thënë Netanyahu.

Benjamin Netanjahu (Netanyahu)BombëGazaIzraeliKrime lufteLuftëPalestinaRaketa ushtarake