Nesër në Shkup do të vjen kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, do të pritet me nderime të larta shtetërore

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të pret kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropalin, e cila nesër (23 shtator) do të jetë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Në ora 10:30 do të jetë ceremonia e pritjes solemne me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake para Kuvendit të RMV-së, ndërsa prej orës 10:40 do të jetë takimi tet-a-tet me kryekuvendarin e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin.

Delegacioni i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, prej orës 10:50 deri në ora 11:20, do të takohen në Sallën e Drugdhenjes ndërsa në periudhën 11:25-11:45 planifikohet konferencë për media e Gashit dhe Spiropalit.

Spiropali do të takohet edhe me opozitën shqiptare dhe maqedonase, fillimisht do të takohet prej orës 11:50 me Ali Ahmetin dhe Talat Xhaferin nga BDI-ja, prej orës 12:25 me Venko Filipçen nga LSDM-ja, ndërsa në ora 14:15 me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Në mesditë, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisq pritet të vizitojë Shtëpinë Muze të Nënës Terezë në Shkup dhe Muzeun e Kongresit të Alfabetit në Manastir.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pritet të krijojnë lidhje të re infrastrukturore përmes korridorit 8. Më 27 tetor të vitit të kaluar, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 195-të solli vendime për aprovim të projekteve urbanistike për akset rrugore Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Bukojçani, të cilët janë pjesë e Korridorit 8.

Më 8 mars, qeveria nënshkroi kontratën për ndërtimin e autostradave nga korridoret 8 dhe 10-d me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka”. Projekti peshon 1.3 miliardë euro dhe përfshin ndërtimin e gjithsej 110 kilometra autostradë. Projekti pritet të përfundojë më 31 dhjetor 2027.

Afrim GashiBashkimi Demokratik për Integrim (BDI)Lidhja Social Demokrate (LSDM)Parlamenti - Kuvendi i Maqedonisë së VeriutParlamenti – Kuvendi i ShqipërisëShqipëriaTalat XhaferiVenko Filipçe