Nesër në Shkup do të mbahet akademi përkujtimore për Fadil Currin

Nesër, më 25 shtator do të mbahet Akademi Përkujtimore për nder të veteranit të arsimit dhe shkrimtarit Fadil Curri, raporton Portalb.mk.

Ngjarja do të mbahet në ambientet e Komunës së Çairit, ndërsa në të njëjtën kohë bëhet edhe promovimi i librit të fundit “HANI I TRE DJAJVE”, i dorëzuar në botim deri sa ishte gjallë Curri.

“Ju informojmë që Komuna e Çairit ka vendosur që leximoren e cila gjendet ne komunën tonë ta emëron si Leximorja Fadil Curri”, informuan familjarët.

Ngjarja do të jetë e hapur për publikun.

Curri ka dhënë kontribut të madh në arsim dhe letërsinë shqipe duke lënë pas vetes disa vepra.

Fadil Curri edhe pse u shkollua dhe krijoi familje në Maqedoninë e Veriut, shteti e konsideroi si njeri të rrezikshëm andaj nuk i dha shtetësi, si pasojë ai u desh që të zhvendosej në Hanin e Elezit dhe të konsiderohej i huaj në shtëpinë e vet në Shkup.

Fadil Curri i lindur në fshatin Dërmjak të Hanit të Elezit më 25 shtator 1959 kurse ndërroi jetë më 6 prill në moshën 65 vjeçare.

Komuna e ÇairitLibra