Nesër në Gostivar do të fillojë manifestimi tradicional “Flaka e Janarit 2025”

Nesër (15 janar), pritet të fillojë manifestimi tradicional “Flaka e Janarit 2025” Gostivar, që realizohet në nderim të veprimtarisë kombëtare të tre figurave të këtij organizimi: Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka dhe Jusuf Gërvalla, por edhe të të gjithë dëshmorëve të kombit. Edhe në këtë edicion për tre ditë me radhë do të organizohen aktivitete të ndryshme si në vend ashtu edhe jashtë vendit, transmeton Portalb.mk.

Ndezja e flakadanit për të njëzetën herë në Gostivar e përfaqëson flakën e pandalshme të lirisë dhe sakrificës ndër shekuj të popullit shqiptar.

Drejtoresha artistike e manifestimit Vjollca Baftiu Zulbehari për Portalb.mk tha se në këtë muaj nderohen figurat e lëvizjes kombëtare për liri.

“Festojmë 20 vjetorin e Flakës se Janarit ne qytetin tone duke përkujtuar ngjarjet historike dhe lëvizjet kombëtare që formësuan identitetin shqiptar. Në këtë muaj nderohen Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, figura kyçe të Lëvizjes Kombëtare për liri dhe të drejta. Aktivitetet në Gostivar dhe më gjerë shërbejnë si kujtesë për sakrificën e tyre dhe frymëzim për unitetin kombëtar”, tha Zulbehari.

Gjatë tre ditëve janë paraparë këto aktivitete:

Afishja e manifestimit “Flaka e Janarit”. Foto: Vjollca Baftiu Zulbehari
Kultura shqiptareKulturë lajme