Ministria për Kulturë në Maqedoninë e Veriut ka vendosur që nesër në të gjitha muzetë e vendit të jetë hyrja falas për shkak 18 Majit – Ditës ndërkombëtare të muzeut. Kjo ditë shënohet prej vitit 1977, transmeton Portalb.mk.
“Në këtë ditë, muzetë tradicionalisht i kanë hapur dyert dhe mundësojnë hyrje falas për vizitorët të cilët kanë mundësi të shohin ekspozitat aktuale dhe të njihen me pasurinë kulturore lëvizëse”, njoftoi Ministria.
Dita ndërkombëtare e muzeut për këtë viti do të ketë moton “Muzeu për edukim dhe hulumtim”. Ministria theksoi që kjo ditë shënohet çdo vit me qëllim promovimin e rëndësisë së institucioneve të muzeut në shoqëritë moderne.