Nesër do të ketë kufizime në komunikacion në disa pjesë të Shkupit

Ministria për Punë të Brendshme ka njoftuar që nesër disa rrugë të Shkupit do të kenë regjim të veçantë të funksionimit për shkak manifestimeve që do të organizohen gjatë shënimit të përvjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit, transmeton Portalb.mk.

“Informojmë qytetarët e Shkupit se më 4 maj (e shtunë), për shkak mbajtjes së organizimeve për përvjetorin e vdekjes së revolucionerit maqedonas Goce Dellçev në kishën “Sveti Spas” në Shkup, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup, sipas nevojës do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit”, sqaroi MPB.

Policia sqaroi që sipas nevojës, do të ketë kufizime në rrugën “Samoilova”, kah rruga “Ilo Vojvoda” deri te udhëkryqi me rrugën “Prohor Pçinski”.

“regjim të posaçëm të trafikut në pjesën qendrore të qytetit të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom”, njoftoi Policia, duke theksuar që kufizimet do të fillojnë prej orës 18:00, për shkak manifestimit të festës fetare “Ringjallja e Krishtit Pashkët”.

Në njoftim theksohet se sipas nevojës do të preket bulevardi “Aradhet Partizane”, “Franklin Ruzvelt”, “VMRO”, “Shën Klimenti i Ohrit”, “Ilindeni”, “Dimitrie Cupovski”.

Në këtë regjim të posaçëm të komunikacionit do të përfshihen edhe disa autobusë që qarkullojnë nëpër qendër të qytetit.

KomunikacioniMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)PashkëtPolicia e Maqedonisë së VeriutSPB ShkupVetura - Automjet - Automobil