Nëna dhe motra e vrasësit në shkollën në Beograd janë kapur nga policia në kufi për RMV

Për momentin nuk dihet se cili ka qenë destinacioni përfundimtar, Maqedonia e Veriut apo Greqia.

Miljana është ndaluar pasi është nën hetim. Autoritetet dyshojnë se ajo ka neglizhuar dhe abuzuar me djalin vrasës përpara se të kryente krimin. Nëse vërtetohet se ajo e ka kryer këtë vepër, ajo dënohet me burgim deri në tre vjet.

Babai i akuzuar është arrestuar pasi djali i tij, i cili sipas ligjit nuk mund të përgjigjet penalisht për shkak se është i mitur nën moshën 14 vjeçare, ka kryer vrasje masive në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd. Atij i është vazhduar paraburgimi me propozim të prokurorisë për rrethana të veçanta që tregojnë se i akuzuari mund ta përsërisë veprën nëse lirohet.

BeogradiSerbiaVrasje - Ekzekutim
Comments (0)
Add Comment