Takimi i parë i Platformës Ballkanike për Paqe u mbajt në Stamboll. Ky takim u organizua nga Ministri për Punë të Jashtme në Turqi, Hakan Fidan. Aty morën pjesë përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, transmeton Portalb.mk.
Në këtë takim mori pjesë edhe Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski. Në takimi morën pjesë ministrat e punëve të huaja nga Ballkani Perëndimor.
“Në Takim u bisedua për integrimet evropiane, lidhjen rajonale, të rinjtë, arsimin, industrinë e mbrojtjes dhe çështje tjera aktuale të rajonit. Pjesëmarrësit u dakorduan që Platforma duhet të vazhdojë edhe në nivel të liderëve”, raportoi Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut.
Mucunski theksoi problemet e rajonit, ndër të tjera si lidhja e pamjaftueshme energjetike dhe infrastrukturore dhe emërimin e të rinjve, ndërsa theksoi Planin e Rritjes si diçka pozitive.
“Patjetër të investojmë në kapitalin njerëzor, konkurrencën, turizmin, kulturës dhe arsimin, si parakushte për zhvillim dhe lidhje të qëndrueshme”, theksoi Mucunski.
Ministri Fidan ka theksuar se stabiliteti i Ballkanit është prioritet për Turqinë.