Në skenën e Operës dhe Baletit u ngjit kryevepra e Xhakomo Puçinit, “Bohemët” në kuadër të “Muajit të Puçinit”

Me moton “Muaji i Puçinit”, nëntori në Operën dhe Baletin Nacional në Shkup i kushtohet kompozitorit italian Xhakomo Puçini (22 dhjetor 1858 – 29 nëntor 1924), duke shënuar 100 vjet nga vdekja e mjeshtrit të përjetshëm të operës. “Bohemët” është operë në katër akte nga Xhakomo Puçini, e shkruar sipas libretos italiane të Luixhi Ilikës dhe Xhuzepe Xhakosës. Libreti bazohet në romanin “Jeta e bohemëve” të Henri Murgerit. Premiera botërore e operës u dha më 1 shkurt 1896, në Torino të Italisë, e dirigjuar nga i riu Arturo Toskanini, njofton Portalb.mk.

 Foto nga Kryevepra e Xhakomo Puçinit, “Bohemët”, nga Marko Ugarkoviq

Historia e jetës së të dashuruarve Rodolfo dhe Mimi, u shfaq nën shkopin drejtues të të ftuarit nga Italia, Mauricio Kollasanti, me regji të Dejan Proshevit, shfaqja ishte e fiksuar nëpërmjet skenografisë masive të Zoran Nikollovskit dhe kostumografisë shumëngjyrëshe të Marija Pupuçevskës, mjeshtres së koncerteve Verica Llambevska dhe mjeshtrve të korit Jasmina Gjorgjeska dhe Gjurgjica Dashiç.

Foto nga Kryevepra e Xhakomo Puçinit, “Bohemët”, nga Marko Ugarkoviq

Në skenë performuan: Domeniko Menini (Itali), Anastasia Doroshenko (Gjermani), Goran Naçevski, Dragan Ampov, Vlladimir Sazdovski, Katerina Stojanovska, Neven Siljanovski, Borko Bixhovski, Jane Dunimaglloski, Aleksandar Nikodinovski, Tihomir Jakimovski, Ema Ginovska, të shoqëruar nga kori dhe orkestra e Operës dhe e Baletit Nacional.

Foto nga Kryevepra e Xhakomo Puçinit, “Bohemët”, nga Marko Ugarkoviq

Burhan Dibrani, shefi i marrëdhënie me publikun në Operën dhe Baletin Nacional në Shkup ekskluzifisht për Portalb.mk bëri të ditur se për herë të parë më 19 nëntor 2024 nga ora 20:00, në hollin e Operës dhe Baletit do të kenë shfaqjen “Gratë e Puçinit” .

“U prit shumë mirë, publiku ishte shumë i kënaqur nga shfaqje posaçërisht nga dirigjenti italian Mauricio Kollasanti si dhe nga rolet kryesore të Domeniko Menini (Itali) dhe Anastasia Doroshenko (Gjermani), kishte interesim të jashtëzakonshëm nga publiku jonë vendas, kishte edhe publik dhe gazetarë shqiptar kishte edhe publik të huaj turist të cilët i kemi çdoher në shfaqjet tona”, tha Dibrani.

Se çfarë supriza e presin publikun gjatë ditëve në vazhdim, Dibrani dha detajet në vijim:

“Për Muajin e Puçinit do të vazhdojmë me operën “Madam Baterfllaj” njejtë të kompozitorit të njohur italian Xhakomo Puçini, pastaj, në hollin e Operës dhe Baletit do të kemi shfaqjen “Gratë e Puçinit” me 19 nëntor 2024 nga ora 20:00. Këtë lajm e shpërndaj me ju së pari herë në publik, pasi që ka qenë shfaqje me karakter të mbyllur, ku do të marrin pjesë Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Kreministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Kryetarja e Shtetit të Maqedonisë së Veriut, Ministra, Përfaqësues të Odave Ekonomike, Gazetarë. Pastaj me 23 nëntor vazhdojmë me operën “Toska” nga i njejti kompozitor dhe këtë muaj mbarojmë me operën “Turandot” njejtë nga Xhakomo Puçini, muajin tjetër fillojmë operën “Lucija” nga “Lamermur” nga kompozitori italijan Gaetano Doniceti, me 11 dhjetor 2024, baletin “Don Kishoti” nga Ludvik Mingus më 20 dhe 24 dhjetor njejtë nga ora 20:00″, tha Burhan Dibrani.

Foto nga Kryevepra e Xhakomo Puçinit, “Bohemët”, nga Marko Ugarkoviq

“Nëntori do t’i kushtohet përkujtimit të 100-vjetorit të vdekjes së kompozitorit italian Xhakomo Puçini. Më 16 nëntor do të shfaqet “Madam Baterfllaj”, “Toska” më 23 nëntor dhe “Turandot” është planifikuar për 29 nëntor. Shfaqjet do të jenë me dirigjentë dhe këngëtarë të huaj”.

Informacione për shfaqjet në nëntor dhe biletat janë në dispozicion në faqen e internetit www.operabalet.mk dhe https://t.ly/MOBoemi0811.

Foto nga Kryevepra e Xhakomo Puçinit, “Bohemët”, nga Marko Ugarkoviq
Kultura shqiptareKulturë lajmeOpera dhe Baleti RMV