Në Samitin e NATO-s në Uashington do të diskutohen më shumë tema, thotë ambasadorja amerikane Smith

Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith thotë se në Samitin e NATO-s në korrik në Uashington do të kremtohet 75-vjetori i Aleancës, por edhe se do të diskutohet në më shumë tema të ndryshme, njofton Portalb.mk.

Ajo në intervistë për MIA-n thotë se një pjesë e caktuar e bisedës do t’i kushtohet ngarkesës që disa vende e kanë mbajtur gjatë dekadës së kaluar ër rritje të shpenzimeve për mbrojtje. Në këtë kontekst, iu falënderuar edhe Maqedonisë së Veriut.

“Këtu dua me të vërtetë t’i falënderohem Maqedonisë së Veriut. Ky është vendi që solli vendime vërtetë të vështira që ta arrijë pragun prej dy përqind nga BPV-ja për mbrojtje. Maqedonia e Veriut tani është mbi pragun, mbi dy përqind dhe i përshëndesim ato përpjekje dhe të githë vendet e bënë këtë”, tha Smith.

Ajo theksoi se deri tani dy e treta e vendeve-anëtare ndajnë mbi dy përqind nga BPV-ja për mbrojtjen.

Smith theksoi edhe se vendi ynë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për forcat ukrainase.

Në Uashington do të vendoset edhe se cili do të jetë sekretari i ri i përgjithshë i NATO-s, kush do ta trashëgojë ushtruesin aktual të detyrës Jens Stoltenberg. Aleanca muajt e fundit ka shqyrtuar dy kandidatura zyrtare për këtë pozitë – të kryeministrit holandez në largim Mark Rute dhe të presidentit rumun Klaus Johanis, të cilët që ta fitojnë pozitën do të duhet t’i mbështesin të gjithë 32 vendet-anëtare.

Ambasada e Amerikës (SHBA) në RMVNATO - MaqedoniSamiti i NATO