Në pjesët jugperëndimore të vendit mbrëmë është ndjerë tërmet

Një tërmet është ndjerë mbrëmjen e djeshme në pjesët jugperëndimore të vendit. Tërmeti me magnitudë 3.1 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në orën 22:44 me orën lokale, transmeton Portalb.mk.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) raportoi se epiqendra e tërmetit ishte rreth shtatë kilometra nga Dibra, në një thellësi prej tetë kilometrash.

Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave dhe Matematiko-Natyrore në Shkup bën të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë në Shqipëri, 97 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

“Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti është ndjerë në viset jugperëndimore të vendit tonë, me intensitet II-III gradë sipas shkallës makrosizmike europiane”, njofton Observatori.

Tërmet
Comments (0)
Add Comment