Në ndeshjen Bashkimi – Tikvesh u shënuan katër gola, nesër do të luhen dy ndeshje tjera

Sot filluan ndeshjet e javës së XXV-të në Ligën e Parë në Maqedoninë e Veriut. Në ndeshjen ndërmjet Bashkimit të Kumanovës dhe Tikveshit u shënuan katër gola për barazim, transmeton Portalb.mk.

Nesër do të luhet ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Shkupit, ndërsa Akademia Brera do të pret Arsimin. Këto dy ndeshje do të fillojnë prej orës 15:30.

Të shtunën do të luhen dy ndeshje tjera. Shkëndija do të luajë kundër Pelisterit, ndërsa Vardari kundër Makedonija Gj.P.

Të dielën do të luhet ndeshja e fundit e javës. Struga do të pret Rabotniçkin.

Ndryshe, Vardari dhe Shkëndija gjenden në krye të tabelës me 58 pikë. Pas tyre gjendet Struga me 53 pikë, ndërsa Bashkimi është në pozitën e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Arsimi i shtati me 29 pikë. Në pozitën e fundit gjendet Shkupi.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.

Në Kupën e Maqedonisë së Veriut, ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet në Tetovë më 22 prill në Kumanovë, ndërsa ndeshja kthyese më 6 maj në Kumanovë. Finalja do të luhet më 20 maj. Në njërën gjysmëfinale do të përballet Shkëndija e Tetovës me Shkëndijën e Haraçinës, ndërsa në gjysmëfinale tjetër Ohri kundër Sileksit.

Federata e Futbollit RMV (FFM)Futboll futbollist(e)KF ArsimiKF BashkimiKF ShkëndijaKF ShkupiKF Struga