Në Maqedoninë e Veriut u regjistruan mbi 18 mijë nxënës në shkollat e mesme, prej tyre mbi 5 mijë shqiptarë

Në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 18 524 nxënës në shkollat e mesme, ashtu që 5 357 nxënës janë regjistruar në paralelet ku mësimi do të ndiqet në gjuhën shqipe, transmeton Portalb.mk.

Paralelet në gjuhën maqedonase kanë pranuar 12 785 nxënës, në gjuhën turke 372 nxënës, ndërsa në gjuhën serbe 10 nxënës.

Ndryshe, shumica e nxënësve janë regjistruar në afatin e parë të regjistrimeve që u mbajt prej 20 deri 25 qershorit, ndërsa 2738 nxënës u regjistruan në afatin e dytë që ishte mbajtur më 1 dhe 2 korrik.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Shkolla të mesme