Në Maqedoninë e Veriut është rritur numri i fëmijëve të dënuar

Numri i fëmijëve të dënuar në Maqedoninë e Veriut është rritur gjatë vitit 2023, në krahasim me vitin paraprak, ndërkohë është zvogëluar numri i personave të rritur, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë vitit 2023 krahasuar me vitin 2022, numri i fëmijëve të dënuar të cilët janë në konflikt me ligjin – autorë të krimeve, është rritur për 17.2 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në vitin 2023 janë regjistruar 307 fëmijë të dënuar (mosha 14-18 vjeç) për vepra kriminale dhe sanksione të shqiptuara penale, ashtu që 120 janë akte kriminale kundër pronës, 70 akte kriminale kundër rendit publik dhe 43 akte kriminale kundër jetës dhe trupit.

Në këtë periudhë numri i personave të rritur të dënuar është zvogëluar për 16 %.

“Numri i personave të rritur të denoncuar – autorë të njohur, gjatë vitit 2023 krahasuar me vitin 2022, është zvogëluar për 6.9 %”, raportoi Enti, duke shtuar që numri i personave të akuzuar është zvogëluar për 15.8 %.

Enti theksoi që numri i personave të rritur të denoncuar është rritur për 6.9 përqind, ndërsa numri i denoncimeve të fëmijëve që janë në konflikt me ligjin është zvogëluar për 8.5 përqind.

Çerdhe Kopsht fëmijëshDënim(e)Dhuna ndaj fëmijëveEnti Shtetëror i Statistikave RMV (ESHS)Fëmija/ëMinistria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS)Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)Të drejtat e fëmijëve