Përdorimi i kartelave për pagesa në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje nga viti në vit. Këtë periudhë përdorimi i kartelave shënoi rritje për 9.9 përqind në numër, ndërsa 12.4 përqind në vlerë, transmeton Portalb.mk.
“Pagesat elektronike përmes kanaleve digjitale arritën një rritje dinamike vjetore prej 19.0% në numër dhe 29.3% në vlerë”, raportoi Banja Popullore e Maqedonisë së Veriut, duke e vlerësuar si një konfirmim i digjitalizimit dhe modernizimit të pagesave.
Banka sqaroi që 71.8 përqind e pagesave elektronike janë kryer përmes aplikacioneve mobile, ndërsa blerjet përmes internetit kanë shënuar rritje për 9.3 përqind.
“Në raport me pagesat e transfereve të kredive, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, u regjistrua rritje për 7 përqind në numër dhe 15.3 përqind në vlerë”, raportoi Banka.