Në lidhje me zgjedhjet e vitit 2024 në Maqedoninë e Veriut, Komisioni antikorrupsion ka formuar 65 lëndë

Në periudhën e procesit zgjedhor Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka formuar gjithsej 65 lëndë, të cilat janë rezultat i paraqitjeve për  dyshime për shkelje të kryera të Kodit zgjedhor dhe Ligjit për parandalimin e korrupsionit, lëndë të formuara me nismë personale të Komisionit, si dhe ankesës të parashtruar nga organizatori i fushatës zgjedhore, raporton MIA.

Sipas raporteve të veçanta të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për gjendjen e vërtetuar në financimin e fushatave zgjedhore për zgjedhje të presidentit dhe për zgjedhje të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024, nga gjithsej 61 paraqitje të parashtruara nga qytetarë dhe institucione, KSHPK ka vepruar për 54 lëndë, për të cilët ka marrë 45 vendime nga kompetenca e saj.

Kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, në Kuvend sot deklaroi se raportet tregojnë në përdorimin e avancimit të sistemit për monitorim dhe mbikëqyrje të fushatave zgjedhore.

Nga gjithsej vendimet e marra, janë marrë 30 vendime për ndalesë, 15 vendime për hedhje poshtë, ndërsa 8 lëndë janë mbyllur me konkluzione për shkak të përmbajtjeve identike ose të ngjashme.

Në kuadër të kompetencave të tyre KSHPK ka ngritur gjashtë nisma për ngritje të procedurës për ndjekje penale rreth lëndëve për të cilat ka vepruar. Gjithashtu, KSHPK ka ngritur 4 nisma para organeve kompetente për ngritje të procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë të personave zyrtarë.

Nga analiza e KSHPK-së rezulton se shumica e parregullsive zgjedhore të raportuara, gjithsej 58 për qind, i referohen shkeljeve të nenit 8-a paragrafi 1, alineja 3 të Kodit zgjedhor, i cili përcakton se: “nga dita e marrjes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjes së presidentes së Republikës së Maqedonisë, deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe zgjedhjes së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve, si dhe nga dita e të miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjeve për zgjedhjen e kryetarit ose anëtarëve të këshillit, gjegjësisht deri në konstituimin e këshillit të komunave dhe Qytetit të Shkupit, nuk mund të fillohet procedurë për punësimin e personave të rinj ose procedurë për ndërprerje të marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike nuk mund të fillohet dhe procedurat e filluara pezullohen, përveç rasteve emergjente”.

Raportimet janë shqyrtuar, ndërsa debati është mbyllur me një kalim të thjeshtë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në Raportin për kushtet e krijuara në financimin e Zgjedhjeve Presidenciale 2024 në muajin gusht konstatoi mangësi të shumta në kuadrin ligjor dhe administrativ që rregullon procesin zgjedhor dhe financimin e fushatave zgjedhore në vend. Pavarësisht ekzistimit të legjislacionit, problemet e konsiderueshme në zbatim krijojnë rrezik korrupsioni.

Ndryshe, qytetarët janë informuar gjatë zgjedhjeve, por në të njëjtën kohë janë ekspozuar ndaj sloganeve nacionaliste, mangësive legjislative dhe mbikëqyrjes së pamjaftueshme mbi financimin e fushatës, tregon raporti preliminar nga monitorimi i portaleve online në Maqedoninë e Veriut gjatë zgjedhjeve parlamentare, i cili është përgatitur nga Fondacioni Metamorfozis.

 

 

Komisioni për Antikorrupsion RMVKorrupsion - RyshfetZgjedhje parlamentare/lokale