Në Kosovë u arrestuan dy persona për “spiunazh”

Sot në Republikën e Kosovës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për “spiunazh”, thuhet në një njoftim për media nga Prokuria Speciale e Kosovës. Të dyshuarit janë shtetas kosovar, dhe të njëjtit kanë qenë në hetim disa mujor nga Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, transmeton REL.

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “spiunazh”. Në një njoftim për media, Prokuroria tha se dy shtetasit kosovarë u arrestuan të mërkurën pas një hetimi disamujor dhe se i ngarkon ata me veprën penale “spiunazh”.

“Sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘spiunazhi’, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ata janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit. Prokuroria tha se ndaj tyre do t’i ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”. Nuk u dhanë hollësi të tjera rreth këtij rasti.

KosovaPërgjim - Spiunim Spiun(e)Policia e KosovësProkuroria Speciale e Kosovës