Në javën e dytë të korrikut, Struga dhe Shkëndija do ta nisin rrugëtimin evropian

Kampionët e Maqedonisë së Veriut në futboll, KF Struga, në javën e dytë të korrikut do të fillojë ndeshjet për kualifikim në Ligën e Kampionëve, transmeton Portalb.mk.

“Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet e raundit të parë të Ligës së Kampionëve, aty ku do të garojmë për herë të dytë rradhazi. Këtë herë goglat për kundërshtarë na i servuan ekipin kampion të Sllovakisë, Sllovan Bratisllava”, njoftoi KF Struga.

Ndeshja e parë do të luhet më 9/10 korrik si mysafir, ndërsa kthimi më 16/17 korrik. Ekipi më i mirë do të vazhdojë garën për Ligën e Kampionëve, ndërsa humbësi do të vazhdojë garën për në Ligën e Konferencave.

“Shkëndija më 11 korrik do të luajë si mysafire me përfaqësuesin e Armenisë, FC Noah, derisa më 18 korrik në Shkup zhvillojmë ndeshjen e kthimit të raundit të parë eliminator të UEFA Conference League”, njoftuan nga KF Shkëndija.

Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.

Federata e Futbollit RMV (FFM)Futboll futbollist(e)KF ShkëndijaKF StrugaLiga e Kampionëve - Champions LeagueLiga e Konferencave - Conference League