Në gusht u dhanë më pak leje ndërtimi se vitin e kaluar

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit gusht të vitit 2024 janë dhënë 275 leje ndërtimi, që është për 20.1 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 4 851 654 mijë denarë, që është për 31.1 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 165 (60.0%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 45 (16.4%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 65 (23.6 %) objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 275 objekte, te 167 (60.7%) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 108 (39.3 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 531 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 52 648 m2.

Enti Shtetëror i Statistikave RMV (ESHS)Ndërtimtari