Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni në qytetin Tomblaine, në verilindje të Francës, transmeton Euro News Albania.
Sipas prefekturës lokale, avioni i përkiste një shkolle parashutizmi. Nga aksidenti humbën jetën piloti dhe të 10 pasagjerët në bord, mes tyre pesë studentë dhe pesë instruktorë.
Ministri i Brendshëm i Francës është nisur drejt vendit të ngjarjes, bëri të ditur ministria.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
🚨🚨FRANCE- A small airplane of model Pilatus PC-6h has crashed at northeast of Franece -Tomblaine
The plane was carrying 11 passengers and all souls were lost due to the crash🙏🚨🚨#france #crash #pilatus #tomblaine #pc6h #rescupersonell pic.twitter.com/O5Vfjoav9f— Arda 🇸🇪🇮🇷 (@Arda_swe81) June 28, 2026