Drejtoria doganore ka njoftuar se ka konfiskuar 185 mijë korona norvegjeze, pasi një pasagjer që ka dalë jashtë vendit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nuk i ka paraqitur në organin doganor, transmeton Portalb.mk.
Pasagjeri, i cili ishte shtetas norvegjez nga Kosova, mbante 305 mijë korona norvegjeze në një çantë të zezë, të cilën doganierët e gjetën gjatë kontrollit në skaner.
Sipas ligjit të këmbimit valutor, pasagjerit iu kthyen 120 mijë korona norvegjeze dhe pjesa tjetër iu konfiskua. Ndaj tij është bërë kallëzim përkatës.