Policia e Maqedonisë së Veriut ka raportuar që një 74 vjeçare nga Shkupi ka ndërruar jetë pasi vetura e saj është aksidentuar në rrugën Strazhë-Gostivar, transmeton Portalb.mk.
“Me datë 18.07.2024 në ora 08:40 në SPB-Tetovë është raportuar se në magjistralen Strazhë – Gostivar, vetura “Spark” me shenja regjistrimi të Shkupit e drejtuar nga L.A.(74) nga Shkupi ka dalë nga rruga”, raportoi Policia.
Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë viktima që ishte vozitëse, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i viktimës është dërguar për obduksion.