Nata e dytë e trazirave në Francë pasi një polic vrau një djalë 17-vjeçar, protestuesit dogjën ndërtesa dhe makina

Më shumë se 150 persona janë arrestuar pas natës së dytë të trazirave dhe dhunës në Francë, që pasoi pas vdekjes së një shoferi 17-vjeçar, i cili u vra nga policia gjatë një ndalimi rutinë të trafikut. Nahel M., i cili ishte me origjinë nga Afrika e Veriut, u qëllua për vdekje nga policia në periferi të Parisit, Nanterre, pasi refuzoi të ndalonte dhe vazhdoi të ngiste makinën, transmeton Portalb.mk.

Nanterre ishte gjithashtu në qendër të trazirave mbrëmë, ku protestuesit dogjën automjetet dhe sulmuan policinë me mjete piroteknike. Në të njëjtën kohë, policia u përlesh me protestuesit në Lille, Toulouse, Amiens, Dijon dhe qytete të tjera.


Mediat franceze raportuan incidente në vende të ndryshme në rajonin e madh të Parisit, me mjete piroteknike që u hodhën në ndërtesat komunale lokale.

“Dhunë ka pasur pothuajse kudo në vend. Bashkitë, shkollat ​​dhe stacionet e policisë u shënjestruan në një natë dhune të patolerueshme”, tha ministri i Brendshëm Gerald Darmanan.

Presidenti francez Emmanuel Macron paraprakishte e përshkroi vrasjen e adoleshentit si të pashpjegueshme dhe të pajustifikuar. Një oficer policie është nën hetim për vrasje, ndërsa prokurorët thonë se i vrari nuk iu bind urdhrave për të ndaluar makinën e tij.

Në videon e ngjarjes shihet qartë se si një polic vret një djalë 17-vjeçar. “Është e qartë se të shtënat nuk janë në përputhje me rregullat”, tha avokati i familjes së Nahelit.

FrancaProtestaVrasje - Ekzekutim
Comments (0)
Add Comment