Alis me këngën ‘Nan’ e ka fituar edicionin e 64 të Festivalit të Këngës (FIK) në Radio Televizionin Shqiptar. Kjo fitore i siguroi atij biletën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion 2026, shkruan Portalb.mk.
Në vend të dytë doli Inis Neziri me këngën ‘Ta kam fal’, kurse në vend të tretë doli Sheila me këngën ‘Zemra e Tokës’.
Fituesi i këtij viti u vendos nga kombinimi i votave të jurisë dhe publikut.
Në natën finale të FIK 64 garuan 23 këngë.
Hapja e natës finale u bë nga Bleona Qereti. Ndërsa mysafirë specialë ishin Elsa Lila dhe Aleksandër Gjoka.
Një moment tjetër kulminant ishte edhe performanca e artistit Tommy Crash i cili përfaqësoi Estoninë në Eurovizion vitin e kaluar.
Finalja nuk kaloi pa performuar edhe fituesit e vitit të kaluar të FIK-ut, Shkodra Elektronike të cilët me këngën ‘Zjerm’ të cilët përfaqësuan vendin në Eurovizion ku dolën të tetët në finale.
Shqipëria më së larti në Eurovizion është radhitur në vendin e pestë, në vitin 2012 kur u përfaqësua nga Rona Nishliu me këngën ‘Suus’.
Festivali Evropian i Këngës ‘Eurovizion’ 2026 do të mbahet në Vjenë të Austrisë pasi JJ me këngën “Wasted Love” i sollën fitoren këtij shteti në vitin 2025.