Naim Tërnava në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës edhe për një mandat

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka zgjedhur edhe për një mandat në mënyrë unanime në krye të këtij institucioni myftiun Naim Tërnava, transmeton Anadolu.

Si kandidat i vetëm në këtë garë, Naim Tërnava do të jetë në krye të BIK-ut deri në vitin 2028, derisa kjo është hera e pestë që Tërnava rimerr drejtimin e BIK-ut.

Në mbledhjen konstituive të Kuvendit të BIK-ut fillimisht është konstituar me sukses Kuvendi i ri në përbërje prej 31 anëtarëve të rinj, kurse pastaj, delegatët kanë vazhduar me votimin e udhëheqësve të rinj të institucionit fetar.

Delegatët e ri të posacertifikuar kanë propozuar për kryetar të Kuvendit Ajni Sinanin dhe Jashar Salihun si dhe për nënkryetar Rrahim Aliun dhe Jetish Berishën. Me anë të votave të fshehta, kryetar i Kuvendit të Bashkësisë të Kosovës është zgjedhur Ajni Sinani, ndërsa nënkryetar Rrahim Aliu.

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK)