MPJ: Qytetarët e RMV-së të largohen nga zonat e rrezikuara në Slloveni

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) apelon të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që të largohen nga zonat e rrezikuara në Slloveni, veçanërisht nga zonat përgjatë lumenjve, transmeton Portalb.mk.

Apeli i Ministrisë së Jashtme vjen pasi Sllovenia u godit nga një stuhi e madhe, për shkak të së cilës një numër i madh i rrugëve dhe autostradave u mbyllën në të gjithë vendin.

Ministria fton qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Sllovenisë ose të kalojnë tranzit nëpër të, të kontrollojnë se cilat rrugë janë të lira.

Ministria e Punëve të Jashtme kërkon nga qytetarët e Maqedonisë, nëse ndodhen në rajonet e prekura dhe kanë nevojë për ndihmë të mundshme, të kontaktojnë Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Lubjanë në numrat e telefonit +386 1 421 00 21; +386 41 544 222 ose në e-mail adresën: ljubljana@mfa.gov.mk.

Po ashtu, qytetarët e vendit mund të kontaktojnë edhe në numrin e telefonit të Ministrisë +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike: globalsos@mfa.gov.mk.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ)Përmbytje - VërshimeSllovenia
Comments (0)
Add Comment