MPJ: Deri tani nuk ka shtetas të RMV-së që kanë kërkuar ndihmë për shkak të zjarreve në Greqi

Nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me zjarret e mëdha që përfshinë Greqinë fqinje, sipas informacioneve të fundit nga përfaqësitë diplomatike-konsullore të Maqedonisë së Veriut në Greqi kumtojnë se deri më tash nuk është paraqitur asnjë shtetas i yni, që ndodhet në zonat e rrezikuara dhe as nuk është kërkuar ndihmë për evakuim, njofton Portalb.

“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë dhe Konsullata e Përgjithshme në Selanik janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Greqisë. Mijëra turistë në ishullin Rodos ndodhen në një vend të sigurt, por tani për tani shtetësia e personave të evakuuar nuk mund të konfirmohet”, kumton MPJ-ja.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme apelojnë që të shmangen udhëtimet turistike apo të tjera në zonat e rrezikuara.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë do të vendosë sot një ‘Help Desk’ në orën 17:00, në Aeroportin ndërkombëtar të Rodosit për të lehtësuar bashkëpunimin me ambasadat e huaja dhe largimin në kohë të turistëve që kanë humbur dokumentet personale”, thonë nga Ministria.

Nga MPJ-ja informojnë se në dispozicion të qytetarëve janë linjat telefonike të Ambasadës në Athinë  +306944743071 dhe Konsullatës së Përgjithshme në Selanik + 30 6987200410.

Bujar OsmaniGreqiaMinistria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ)Zjarr
Comments (0)
Add Comment