Sot (20.03.2025), nëpunësit policorë të SPB Shkup në “Bit Pazar” kanë privuar nga liria B.D. (53) nga Shkupi. Në një tezgë të improvizuar në “Bit Pazar” janë gjetur dhe sekuestruar rreth 10.000 copë mjete të llojllojshme piroteknike, me qëllim për shitje, transmeton Portalb.mk.
“Pas konsultimit me prokurorin publik kompetent, personi është ndaluar për procedurë të mëtutjeshme dhe pas kompletimit të gjithë dokumentacionit do të parashtrohet kallëzim përkatës penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup”, thuhet në kumtesën e MPB-së.