Mos i bën dhjetë gjëra!

Mos i bën dhjetë gjëra që të mos i dëgjosh dhjetë gjëra tjera:

  • Mos u inkuadro në atë që nuk të intereson, sepse atëherë do ta dëgjosh atë që nuk të pëlqen!
  • Mos fol atëherë kur je i hidhëruar, sepse atëherë do të dëgjosh atë që do të ta shtojë hidhërimin!
  • Mos e lavdëro mendjemadhin, sepse atëherë prej tij do të dëgjosh atë që do të të zhvlerësojë!
  • Mos dysho në atë që nuk të sulmon, sepse atëherë prej tij do të dëgjosh atë që do t’i shtojë dhembjet!
  • Mos ia shpreh hidhërimin tënd injorantit, sepse atëherë prej tij do të dëgjosh atë që do ta zmadhojë mllefin!
  • Mos e këshillo atë që nuk të vlerëson, sepse atëherë prej tij do të dëgjosh fjalë mospërfillëse!
  • Mos i ligjëro atij që është i devijuar, sepse prej tij do të dëgjosh fjalë përqeshëse!
  • Mos ua thuaj dy njerëzve që janë në konflikt atë që edhe më shumë do t’i hidhërojë, sepse atëherë do të bëhesh i treti në konflikt!
  • Mos ia përmend gruas tënde të mirën që ia ke bërë përderisa ajo është e hidhëruar, sepse atëherë prej saj do të dëgjosh vetëm mohim të të gjitha gjërave!
  • Mos ia argumento kujdestarinë fëmijës tënd të padëgjueshëm dhe injorant, sepse atëherë prej atij do t’i dëgjosh fjalët prej të cilave do të hidhërohesh shumë!
AgjërimMuaji i Ramazanit