Ministrat e Jashtëm të G7 nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimi Evropian, u mblodhëm nën Presidencën franceze të G7, në Abbaye des Vaux-de-Cernay, Francë, më 26–27 mars 2026, nga ku bënë thirrje për të rivendosur në mënyrë të përhershme lirinë e sigurt dhe pa tarifa të lundrimit në Ngushtica e Hormuzit, në përputhje me Rezolutën 2817 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me të drejtën ndërkombëtare të detit, transmeton Portalb.mk.
Në takimin e G7 u diskutua për situatën në Irani dhe në rajon.
“Theksuam rëndësinë e minimizimit të ndikimit të konfliktit mbi partnerët rajonalë dhe popullsinë civile, infrastrukturën kritike si dhe nevojën për koordinimin e përpjekjeve humanitare. Bëjmë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve në situata konflikti të armatosur, si dhe për sulmet ndaj objekteve diplomatike”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Aty theksohet gjithashtu se u fokusuan në në vlerën e partneriteteve të ndryshme, koordinimit dhe mbështetjes së nismave, përfshirë ato që synojnë zbutjen e goditjeve ekonomike globale, si ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit ekonomik, energjetik, të plehrave kimike dhe tregtarë, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët tanë.
Më 26 dhe 27 mars 2026, në Abacinë e Vaux-de-Cernay, Franca priti takimin e ministrave të Jashtëm të G7 si pjesë e presidencës franceze.
Përveç shteteve anëtare të G7 – Gjermania, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Franca, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe, morën pjesë edhe vende të ftuara si Arabia Saudite, Brazili, Koreja e Jugut, India dhe Ukraina, si dhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe nga BE-ja.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngarkuar nga konfliktet ndërkombëtare, kërcënimet ndërkufitare dhe fragmentimi i rendit ekonomik global.
Ky takim i ministrave të Jashtëm shërbeu si parapërgatitje për samitin e liderëve të G7 që do të mbahet në Évian më 15-17 qershor 2026.