Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Ministria e Brendshme (MPB) do të merret sot me situatën rreth deponisë Drislla, sepse, siç tha ai, është simptomatike që zjarri në deponi u vu nën kontroll dje, dhe më pas u ndez përsëri në fund të natës, transmeton Portalb.mk.
“Është e çuditshme se si një zjarr që pothuajse u qetësua, domethënë u vu nën kontroll, mund të ndizet papritmas dhe si pikërisht tani pasi i kemi përballuar me sukses zjarret. Ndihem keq për çdo qytetar që e ndjen këtë, por është e çuditshme se si ndodhin gjëra të tilla në ndërmarrje të caktuara publike ku BDI ka kuadër të saj”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske.
Përndryshe, Arsovska emëroi Samir Husenin si u.d drejtor të Drislëls në shkurt të këtij viti.
Kryeministri tha se rasti do të hetohet dhe fajtorët do të nxirren para drejtësisë. Pyetja e vërtetë, siç tha ai, është se kush përfiton nga kjo, veçanërisht para zgjedhjeve lokale.
“Si qeveri dhe si institucione, po marrim të gjitha masat, që të mos keni asnjë dilemë. Sa i përket Vardarishtes, e dini që tashmë kemi ndaluar dhe dyshuar persona që kanë përdorur deponinë ilegale. Që nga dje, ka një agjenci private sigurie, të angazhuar nga disa komuna. Vardarishte është e siguruar, ‘Drislla’ mbetet. Pata një bisedë me ministrin e Brendshëm, jemi në linjë me drejtorin e DMSH-së dhe sot-nesër ai problem do të zgjidhet”, shtoi Mickoski.
Tymi nga deponia “Drisla” ishte ende i pranishëm këtë mëngjes, por siç njoftoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), në një shkallë shumë më të vogël se më parë.
Kujtojmë se kohëve të fundit, QMK ka raportuar disa zjarre në disa deponi, si kjo në Drislla, ajo pranë fshatit Kuklish në komunën e Strumicës, deponia Dellçevë, deponia e qytetit në Komunën e Krushevës, si dhe deponia Vardarishtë në Komunën Gazi Babë.
Mjekët në vend paralajmërojnë se pasojat në shëndetin e njeriut nga toksinat që shkaktohen nga djegia ose tymi i deponive janë të mëdha. Kjo situatë mund të shkaktojë sëmundje të mushkërive dhe zemrës, si dhe anemi.