Mickoski për propozimin e Merz: Jemi kuriozë të dimë se cila është ideja

Lidhur me non-paperin e kancelarit gjerman Friedrich Merz mbi një dinamikë të re në zgjerimin e BE-së dhe integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor, Moldavisë dhe Ukrainës, kryeministri Hristijan Mickoski thotë se i ka dëgjuar këto mendime dhe ide për një kohë të gjatë. Kryeministri theksoi se nuk mund të flasë më tej nëse nuk bëhet zyrtare. Sipas Mickoskit, njoftime të tilla nga Merz datojnë që nga Procesi i Berlinit vitin e kaluar në Londër, transmeton Portalb.mk.

“Jemi kuriozë të mësojmë më shumë rreth idesë. Supozoj se kjo do të ndodhë në Samitin e ardhshëm në Tivat nga 4 deri në 5 qershor. Pres me padurim t’i shoh këto koncepte dhe ide”, tha Mickoski sot në hapjen e qendrës tregtare “Mega shopping Park” në Gjevgjeli.

Lidhur me vizitën e paralajmëruar të presidentit të Këshillit Evropian, António Kosta, kryeministri tha se deri më tani kanë pasur bisedime miqësore dhe ai gjithmonë ka qenë konstruktiv në mënyrë që të gjejë një “zgjidhje për kërkesën artificiale dhe dypalëshe të një shteti anëtar ndaj Maqedonisë”.

“Jam i sigurt se me praninë e tij këtu, do të shkëmbejmë më shumë ide se si ta kapërcejmë çështjen. Do të ishte e paqytetëruar të pritej një ndryshim qëndrimi brenda natës, sepse parakushtet që presim dhe meritojmë nuk janë përmbushur”, tha Mickoski.

Përndryshe, në letrën drejtuar udhëheqësve të Bashkimit Evropian, kancelari gjerman propozon që Ukraina të marrë një model të “anëtarësimit asociativ” si një fazë kalimtare drejt anëtarësimit të plotë. Ky model do të mundësonte pjesëmarrjen e përfaqësuesve ukrainas në punën e institucioneve të BE-së pa të drejtë vote, si dhe zbatimin gradual të legjislacionit evropian.

Lidhur me Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë, Merz propozon integrim të përshpejtuar dhe gradual përmes qasjes së privilegjuar në tregun e brendshëm të BE-së dhe përfshirjes më të ngushtë në institucionet evropiane.

Eurointegrime Negociata RMV-BEFriedrich MerzHristijan Mickoski Hristian