Mickoski: Nuk ka garanci se ky do të jetë ndryshimi i fundit i Kushtetutës

Nuk ka garanci se ky do të jetë ndryshimi i fundit i Kushtetutës, thotë lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistën e sotme për beogradasen Politika, duke akuzuar diplomacinë tonë se nuk lufton për pozita më të mira dhe garanci se nuk do të ketë pengesa të reja për rrugën eurointegruese të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Cila është garancia se ky ndryshim i Kushtetutës, i cili tani po kërkohet nga Maqedonia, do të jetë i fundit? Se nesër nuk do të ketë kërkesë për ndryshim të kushtetutës në të cilën do të ripërcaktohen çështjet identitare ose nuk do të kërkohet minimizim dhe fshirje e re e KAÇKM-së si themel i shtetësisë maqedonase. Nga Bullgaria vijnë disa sinjale që tashmë haptazi e mohojnë kryengritjen e Ilindenit dhe karakterin e saj dhe për këtë sërish nuk ka pasur asnjë reagim nga MPJ-ja”, thekson Mickoski.

Duke iu përgjigjur pyetjes për mesazhet e zyrtarëve të lartë të BE-së, si Josep Borrel, ministrat e Punëve të Jashtme të Grupit të Vishegradit, mesazhet e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken, e të tjerë, se ndryshimi i Kushtetutës është mënyra e vetme e prosperitetit të Maqedonisë së Veriut në kuadër të perspektivës evropiane, Mickovski  përsëriti qëndrimin e VMRO DPMNE-së.

“Nëse ndryshimi i Kushtetutës është kusht për BE-në, atëherë Maqedonia do të ishte anëtare dhe kampione e BE-së, sepse në këto tridhjetë vjet kemi pasur ndryshime të Kushtetutës sa të gjitha vendet anëtare së bashku. Këtë ua themi me zë të lartë dhe qartë partnerëve tanë nga komuniteti ndërkombëtar. Partneriteti është një rrugë e dyanshme e bazuar në respekt. Garancitë institucionale nga BE-ja janë një hap i vogël për ta, por një inkurajim i madh për ne që rruga evropiane nuk është një objektiv lëvizës, por diçka që është e arritshme”, tha Mickovski.

Ai përsëriti premtimet e bëra nga BE-ja para referendumit për Marrëveshjen e Prespës, duke theksuar se garancitë institucionale të BE-së duhet të nënkuptojnë se kjo, ndonjë qeveri e ardhshme dhe qeveria pas saj do të ketë një objektiv specifik për të përmbushur.

Për ofertën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski për të hyrë në qeveri dhe dorëheqjet e ministrave nga BDI, Mickovski tha se “neve pushtet për pushtet nuk na duhet, herët a vonë do të ketë zgjedhje në Maqedoni”.

“Pjesëmarrja në një qeveri në të cilën nuk do të jenë pjesë e strukturave të inkriminuara të LSDM-së dhe BDI-së, vetëm se mund të ndihmojë në nxjerrjen e shtetit nga fundosja që ndodh çdo ditë. Mund të ndihmonte vetëm shtetin që të ecë më lehtë drejt reformave, por e njëjta gjë pa qëndrime të qarta në marrëdhëniet me jashtë është e kotë. Ju mund të bëni reforma që janë të shkëlqyera, por në një tryezë tjetër ku Bullgaria insiston, do të frenoheni për shkak të narrativave historike dhe retrograde. Më lejoni të përmend se Qeveria nuk u prononcua për këto propozime tona, por u përpoq t’i keqpërdor dhe t’i shtrembërojë në mënyrë perfide. Tani i vetmi opsion që na kanë mbetur janë zgjedhjet”, theksoi Mickoski.

I pyetur nga Politika për qëndrimin e tij se fillimisht duhet të mbahen zgjedhjet dhe më pas të diskutohet për amendamentet kushtetuese, që vlerësohet se i plotëson interesat partiake dhe jo kombëtare, Mickovski ka komentuar se “zgjedhjet janë akt demokratik dhe mënyrë që populli të vendosë për proceset politike në një vend dhe që populli të japë mandat nëse dhe në çfarë kushtesh do të ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë”.

“Konsensusi që po kërkonte publiku, dhe i cili i referohej temave historike dhe identitare të mbesin jashtë negociatave, të cilat i referoheshin një lloj reciprociteti dhe sinjali pozitiv dhe garancitë institucionale nga BE-ja dhe Bullgaria janë një bazë e mirë mbi të cilën qeveria e ardhëshme e VMRO-DPMNEs-së do të luftojë për të ardhmen evropiane”, tha Mickovski, duke shtuar se “deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe partnerët e koalicionit nga grupi parlamentar kanë treguar se këto ndryshime nuk mund të ndodhin nën diktim”.

Mickovki në intervistën për Politikën iu referua edhe marrëdhënieve me Serbinë, të cilat i vlerësoi të mira, me hapësirë ​​për përmirësim ekonomik.

“Nëse më lejoni të jem “nacionalist ekonomik”, qeveria e re e ardhshme e VMRO-DPMNE-së në Maqedoni do të konkurrojë me sukses me Serbinë në të ardhmen, kështu që pse jo dhe ta fitojë atë kur është fjala për tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik”, tha Mickovski. 

Përndryshe, me 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orëshVotimi nuk dihet ende kur do të bëhet.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

Bashkimi Evropian (BE)Eurointegrime Negociata RMV-BEHristijan Mickoski HristianNdryshime Kushtetuese RMVVMRO-DPMNE