Mickoski nga Samiti i NATO-s: Të paktën dy përqind e BPV-së të investohet në modernizimin e ushtrisë së RMV-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski nga Samiti i NATO-s në SHBA ka konfirmuar se RMV-ja mbetet e përkushtuar ndaj përmbushjes së detyrimeve të vendit ndaj Aleancës, raporton Portalb.mk.

Mickoski tha se si shtet jemi të gatshëm të kontribuojmë në gjithçka që përfaqëson vlerë dhe se janë atje së bashku me aleatët që të konfirmojnë përkushtimin e RMV-së si deri më tani ashtu edhe në të ardhmen se do të promovojnë paqen, stabilitetin dhe sundimin e ligjit ndërkombëtar.

“Si popull numerikisht i vogël duam të konfirmojmë se ajo që është e rëndësishme për ne, është që në ditët të cilat i kalojmë këtu për çështjet e rëndësishme që i diskutojmë, të marrim vendimet më domethënëse që do të formësojnë të ardhmen e njerëzimit në dekadat e ardhshme”, tha Mickoski.

Ai konfirmoi se vendi mbetet i përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve ndaj Aleancës.

“Gjegjësisht të paktën 2 për qind e BPV-së të investohen në modernizimin e ushtrisë sonë, diçka që është shumë e rëndësishme, sepse vetëm kështu do të ndjekim hapat bashkëkohore dhe do të ndjekim Aleancën më të madhe të Mbrojtjes Botërore që ka ekzistuar ndonjëherë.“

Kujtojmë që këtë vit shënohet 75 vjetori i ekzistencës së NATO-s. Ndërkaq samiti i NATO-s mbahet nga 9 deri më 11 korrik, pjesëmarrës është edhe delegacioni nga Maqedonia e Veriut.

Hristijan Mickoski HristianNATONATO - MaqedoniSamiti i NATO