Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se do të bëhen përpjekje që njoftimet për kundërvajtjet nga projekti “Qyteti i Sigurt” të jenë në përputhje me Ligjin për Gjuhët, në mënyrë që projekti të mos përdoret për grumbullim pikësh politike me ngjyrim nacionalist, transmeton Portalb.mk.
Mickoski tha se në të mos e keqpërdoret kjo me ngjyrim nacionalist, do të bëjë gjithçka, së bashku me MPB-në, që gjobat, paralajmërimet apo informacionet të jenë në përputhje me Ligjin për Gjuhët.
“Përkundrazi, çdo jetë është e shtrenjtë për ne. Ne nuk duam që njerëzit të humbin jetën, edhe pse do të përballemi me reperkusione politike”, tha Mickoski.
Sa i përket Ligjit për Gjuhët, ai tha se publikisht po e thotë se mesazhet duhet të përshtaten me këtë ligj.
Deputetja Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët theksoi se do t’i kërkojë presidentes Gordana Siljanovska-Davkova të mos e nënshkruajë ligjin që mundëson funksionimin e këtij projekti, pasi për të nuk ka pasur debat publik dhe, rrjedhimisht, nuk janë inkorporuar të gjitha vërejtjet.
Përveç mesasheve, qytetarët por edhe politikanët shqiptarë kanë alarmuar se edhe tabelat në rrugë për këtë sistem janë vetëm në gjuhën maqedonase.
Sistemi ‘Qyteti i Sigurt’ do të fillojë të zbatohet nga 1 shkurti. Në fazën e parë ‘Qyteti i Sigurt’ funksionon vetëm në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe në Korridoret 8 dhe 10.
Gjatë vitit 2026 parashihet që sistemi të fillojë të funksionojë në gjithë territorin e shtetit.
Megjithatë nuk ka ende datë konkrete se kur do fillojë në qytetet tjera.
Sistemi ‘Qyteti i Sigurt’ hyn në fuqi pasi deputetët më 23 janar votuan për ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje.
Sipas pushtetit ky sistem do të rrisë sigurinë në trafik, ndërsa sipas opozitës ka kritika të ndryshme për mangësi të sistemit.
Në ndërkohë, në Gjykatën Kushtetuese janë dorëzuar dy nisma për këtë sistem, për të cilat gjykata pritet të vendosë periudhën në vijim.
- LEXO: MPB me apel për qytetarët: Përditësoni të dhënat për ‘Qytetin e Sigurt’
- LEXO: MPB-ja i publikoi gjobat e “Qytetit të Sigurt”, ja për çfarë dhe sa dënoheni (Infografik)
- LEXO: “Qyteti i Sigurt” do të dërgojë edhe fotografi, si do të paguhen gjobat?
- LEXO: Deputetët i votuan ndryshimet, Qyteti i Sigurt do të fillojë të zbatohet nga 1 shkurti