Metanoia

Poezi nga Naim Iljazi

Nuk kam dashuruar unë prej kohësh,
në harresë e groposa vetë
dhe lëpata s’mu hoq prej dorësh
se nga varri të mos më vret.

Kisha harrur si të dashuroja,
por zemra m’u dridh në çast
se u zgjua kur s’kujtoja
në një natë të mjegullt e të acartë.

Hoqa dorë nga të gjitha,
e thash se ç’kishte për t’u bërë është bërë,
kur s’më deshti mua dashuria,
pse të jem si rob i gjorë?!

Nuk dija më se ç’është dashuria,
por fryma m’u ndal sa të pash.
E fala në jetë atë që  s’e dija,
por dashuria kurrë nuk të fal! 

Poezi