Mësimi i gjuhës ruse në shkollat e Maqedonisë së Veriut, një nga temat e takimit Dimitrievski – Bazdnikin

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili udhëheqë më partinë ZNAM, sot ka pritur takuar ambasadorin e Rusisë, Aleksandar Bazdnikin, ku një nga temat e diskutuara është edhe mësimi i gjuhës ruse në shkollat e Maqedonisë së Veriut, raporton Portalb.mk.

“Në takim kemi diskutuar për më shumë tema aktuale, me theks mësimin e gjuhës ruse në shkollat fillore dhe të mesme në Kumanovë”, deklaroi Dimitrievski, i cili është kryetar i partisë ZNAM, parti e cila e përbën Qeverinë e RMV-së së bashku me VMRO-DPMNE-në dhe VLEN-in.

Me Konceptin e ri për arsim që u përpilua dhe u miratua nga qeveritë e kaluara LSDM-BDI, nxënësit maqedonas në Maqedoninë e Veriut do të mund të përzgjedhin si lëndë zgjedhore ndonjë gjuhë të huaj, ku në listë përfshihet edhe gjuha shqipe dhe ajo ruse.

Në konceptin e ri të përpiluar në vitin 2021, nxënësit do të kenë dy lista me lëndë zgjedhore, njëra për të mësuar gjuhën e dytë të huaj (gjuhën shqipe, gjermane, frënge, italiane dhe ruse), ndërsa tjetra përfshin katër kategori të ashtuquajtura lëndë të lira zgjedhore.

Ndryshe, Letonia këtë vit shkollor filloi largimin e gjuhës ruse nga programet shkollore, me qëllimin largimin e ndikimit rus. Ky shtet i udhëhequr nga Vladimir Putini, vazhdoi sulmet ushtarake kundër Ukrainës, sulme të filluara në shkurt të vitit 2022 . Si pasojë e këtyre sulmeve, u regjistruan mijëra ukrainas të vrarë, duke përfshirë edhe fëmijë.

mars të vitit 2022, Rusia e futi Maqedoninë e Veriut në listën e shteteve armike, së bashku me shumë shtete të rëndësishme, si SHBA-në dhe ato në Bashkimin Evropian.

Ambasada e Rusisë në RMVArsimtar(e) Mesues(e) MësimKomuna e KumanovësLigji për Arsim FillorLigji për Arsim të MesëmMaksim DimitrievskiMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)RusiaShkolla filloreShkolla të mesme