Mesazhet politike – fantazma që ndoqi futbollin edhe në EURO 2024

isht nuk kanë interes të veçantë për sportin, në të shumën e rasteve kanë njohuri vetëm në rrafshin sipërfaqësor mbi sportin, në rastin konkret, futbollin. Atyre u intereson manifestimi dhe defilimi i pikëpamjeve të tyre që lidhen me politikën, nacionalizmin, ndarjen sociale dhe nisjen e përplasjeve apo incidenteve të ndryshme” – ka thënë Mercini, raporton Kallxo.

Por shumë “ultras” nëpër Evropë e identifikojnë vetën si kundërshtar të komercializimit modern të futbollit. Por a i ndihmojnë këta lloj tifozësh ekipin e tyre, apo e dëmtojnë?

Mecini thotë se tifozët ultras, sidomos në rajonin e Ballkanit shquhet për afiliacione të karakterit politik, por edhe me botën e biznesit.

Si pasojë, thotë Mercini, në të shumtën e rasteve janë të interesuar të shpërfaqin elemente dhe sentimente që nuk lidhen me ngjarjen sportive.

“Dhe se zakonisht i përdorin këto platforma të ngjarjeve sportive për të përcjellë mesazhe të karakterit politik apo nacionalist, por edhe të denigrimit social të tjetrit”.

Mesazhet politike në Euro 2024

Duke marrë parasysh popullaritetin që ka sporti i futbollit, sidomos në Evropë, duket se “ultrasit” e kanë pritur pa durim fillimin e kampionatit evropian “Euro 2024”.

Qysh në ndeshjet e para të grupeve përkatëse, pati një shpërfaqje masive të ekstremizmit nacionalist.

Kjo fotografi që po e shihni është publikuar në faqen në Facebook “Hooligan TV”. Aty shihen disa tifozë që thuhet se janë serbë. Në dorë mbajnë flamuj të Anglisë të kthyer në anën e kundërt. Në botën e tifozëve, marrja e flamurit nga grupi rival pas një “përballje” konsiderohet fitorja më e madhe. Dhe për të dëshmuar fitoren, publikojnë fotografi me flamurin e kthyer në anën e kundërt.

Përveç flamujve të Anglisë, në fotografi mund të shihni edhe një hartë të Kosovës të ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb.

Fotografia pretendohet se është shkrepur me 16.06.2024, pas ndeshjes Angli – Serbi, të cilën e fituan anglezët.

Por përveç tifozëve, , mesazhe politike u shpërfaqen edhe lojtarët dhe gazetarët.

Arlind Sadiku, gazetar i Klan Kosovës, i është marrë akreditimi për gjitha ndeshjet e Euro 2024, për shkak se i njëjti gjatë raportimit në ndeshjen Angli – Serbi, para tifozëve serbë bëri simbolin e shqiponjës me duar.

Vendimi për ‘ta dënuar’ gazetarin Sadiku u fol gjatë në mediat vendore e ndërkombëtare.

Sadiku më pas gjatë prononcimeve për media të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri, e konsideroi si të padrejtë dënimin nga UEFA, duke thënë se gjesti me shqiponjë nuk duhet të jetë i ndaluar në ndeshjet sportive.

Në ndërkohë, UEFA shqiptoi dënim me dy ndeshje moslojë edhe ndaj sulmuesit të kombëtares shqiptare, Mirlind Dakut, i cili pas ndeshjes me Kroacinë, ju bashkua tifozëve afër tribunave, duke brohoritur fjalë fyese ndaj shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Pas këtij gjesti, Federata e Futbollit së Maqedonisë së Veriut reagoi, duke kërkuar nga Daku që të kërkojë falje. Daku më pas kërkojë falje për gjestin e tij.

Një tjetër lojtar që është gjobitur për gjeste të ngjashme është edhe lojtari i Turqisë, Merih Demiral, i cili pasi shënoi gol ndaj Austrisë, festoi duke bërë një shenjë me dorë e cila ka lidhje me një grup ultranacionalist.

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, kishte reaguar pas këtij gjesti, duke dënuar gjestin e Demiral.

Faeser i kishte bërë thirrje UEFA-s ta ndëshkojë Demiralin për këtë gjest.

“Simbolet e së djathtës ekstremiste turke nuk kanë vend në stadiumet tona. Është plotësisht i papranueshëm përdorimi i Kampionatit Evropian si platformë për racizëm” – kishte shkruar Faeser.

Demiral po ashtu ishte gjobitur me dy ndeshje moslojë nga UEFA.

Për gazetarin kosovar dhe lojtarin shqiptar, Alban Mecini thotë se vërehet se dy këta personazhe të ngjarjes, për arsye të ndryshme sipas tij, duket se i janë shmangur rolit dhe thirrjes profesionale për të cilën janë thirrur dhe është dashur të shërbejnë.

Tifozët, sporti, politika, Ballkani..

Tre kombëtaret nga Ballkani, Shqipëria, Kroacia dhe Serbia janë tre kombëtaret që janë gjobitur më së shumti nga UEFA, gjatë Euro 2024.

Kroacia është dënuar me 220 mijë e 875 euro; Shqipëria me 171 mijë e 375 euro dhe Serbia me 166,625 euro.

Në vendin e katërt është Turqia me 95 mijë e 125 euro gjobë dhe tek në vendin e pestë është Zvicra, me 91 mijë e 750 euro gjobë.

Dhe për sociologun Mercini, jo rastësisht kombëtaret që janë dënuar më së shumti nga UEFA, janë nga rajoni i Ballkanit.

Ai thotë se në këtë rajon nacionalizmi vazhdon të shpërfaqet në formën e tij eksplicite dhe të vrazhdët, në kuadër të ngjarjeve sportive.

“Tifozëria e këtij rajoni, ngjarjen sportive e kundron si një lloj mundësie për të ekspozuar elementet ose pikëpamjet e karakterit nacionalist për të cilat dëshiron të evokojë në dimension përtej lokal”.

Sipas Mercinit, e kaluara e vendeve të këtij rajoni është ende e trazuar nga luftërat dhe konfliktet.

Dhe si pasojë, thotë Mercini, memoria e atyre ngjarjeve vazhdon të mbetet e freskët ashtu siç janë edhe vuajtjet që kanë pësuar njerëzit.

“Më pastaj kjo vazhdon të shfaqet në formën e manifestimeve të karakterit të ndryshëm e veçmas atij sportiv, me çka tregon se format e konfliktit dhe efektet negative të tij nuk kanë kaluar ende. Madje ato në strukturën e vet kanë mbetur pothuajse të njëjta, ndërkohë që shfaqen kohë pas kohe në formën e thirrjeve të nacionaliste dhe denigruese, me çka kjo lë të nënkuptojë shumë edhe për qëndrimet politike dhe fokusin institucional të këtij rajoni”.

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është gjobitur tre herë nga UEFA me shumën prej 60 mijë euro nga 171 mijë në total, për transmetimin e “mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive”.

UEFA gjobiti Shqipërinë me 10 mijë euro për mesazhe të tilla pas ndeshjes me Italinë, 25 mijë euro pas ndeshjes me Kroacinë dhe po ashtu 25 mijë euro të tjera pas ndeshjes me Spanjën.

E sociologu Mercini thotë se dukej qartë se edhe nga tifozët shqiptarë ka pasur manifestim të karakterit nacional dhe denigrues.

Ai thotë se tifozëria shqiptare nuk është dashur të bjerë pre e provokimeve dhe nuk është dashur t’i ndodhë një gjë e tillë.

“Njëjtë duhet ta kenë kujdesin e shtuar edhe futbollistët, sepse ata janë profesionistë dhe janë të thirrur për një punë profesionale që duhet ta përmbushin e jo të bëhen pjesë e manifestimeve jo-sportive nga ana e tifozerisë” – thotë ai.

Për ndërlidhje të qëllimtë në mes të sportit, politikes dhe ekstremizmit në Ballkan kanë shkruar edhe mediat amerikane.

Në maj të vitit 2023, prestigjiozja “New York Times” kishte publikuar një artikull, përmes të cilit kishte ndërlidhur presidentin serb Aleksandar Vuçiq me nëntokën e krimit të organizuar në Serbi, përmes kreut të grupit të tifozëve të ekipit Partizani në Beograd, Velko Belivuku.

Shkrimi përshkruante me hollësi krime të kryera nga banda e Belivukut.

Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021 dhe “në një seancë gjyqësore me dyer të mbyllura Velko Belivuku tha se banda e tij ishte organizuar ‘për nevojat dhe me urdhër të Aleksandër Vuçiçit’, sipas transkripteve të gjykatës”.

Shkrimi gjurmonte në lidhjet e Vuçiq me huliganët serb të futbollit, kriminelët e grupet mafioze.

Futboll futbollist(e)Kupa Evropiane Futboll Euro 2024Tifoz(e)