Merrnin deri 150 euro ryshfet, Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi 15 doganier dhe polic të dyshuar

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që përmes një aksioni policor me emrin “Vendkalimi”, janë arrestuar 15 doganier dhe polic, transmeton Portalb.mk.

Ky aksion i Policisë është udhëhequr nga prokurori publik, ndërsa në lidhje me këtë rast janë kryer hetime disamujore. Rasti kishte filluar pasi një qytetar kishte raportuar tre persona.

Në aksionin policor janë përfshirë 26 lokacione në rajonin e Strumicës dhe Gjevgjelisë. Deri në fund të aksionit janë arrestuar 14 punëtor të Drejtorisë së Doganave në Maqedoninë e Veriut, një doganier në pension dhe një polic. Ata ishin pjesë e doganës në Novo Sellë dhe Dojran.

Në këtë aksion janë konfiskuar edhe 50 mijë euro nën dyshimet se janë pjesë e ryshfetit, vepër e dënueshme në bazë të nenit 357, paragrafi 1 nga Kodi Penal. Këtë vepër penal, si dhe veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dyshohen se e kanë kryer prej marsit të vitit 2023 e deri në kryerjen e aksionit policor.

Ata dyshohet se nga transportuesit kanë marrë ryshfet në vlerë prej 20, 50, 70, 100 dhe 150, për të mos kryer detyrat zyrtare. Në bazë të Kodit Penal, për ryshfet dënimet janë deri gjashtë vjet, ndërsa për keqpërdorimin e pozitës zyrtare deri tre vjet.

DoganaDrejtoria e doganave RMVKorrupsion - RyshfetMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e Maqedonisë së Veriut