Të paktën 26 persona humbën jetën kur një kamion dhe një minibus pasagjerësh u përplasën në veri të Meksikës, transmeton Anadolu.
Autoritetet njoftuan se pas përplasjes e cila ndodhi në shtetin Tamaulipas shpërtheu një zjarr.
Sipas informacioneve të para, në aksident humbën jetën 26 persona.
Zyrtarët të cilët deklaruan se në vendin e aksidentit është gjetur vetëm rimorkio e kamionit, thuhet se shoferi mund të jetë arratisur me seksionin e tërheqjes së kamionit.
Shkaku i aksidentit ende po hetohet.