Mediat egjiptiane: Një polic në Aleksandri ka vrarë 2 turistë izraelitë

Dy turistë izraelitë janë vrarë si pasojë e zjarrit të hapur nga policia egjiptiane në zonën e Menshiyya, në Aleksandri, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve të publikuara në mediat lokale egjiptiane, dy turistë izraelitë janë vrarë nga të shtënat nga një oficer policie në Aleksandri.

Në incidentin ku mbeti i plagosur edhe një egjiptian, u ndalua polici që hapi zjarr.

Autoritetet egjiptiane ende nuk kanë dhënë deklaratë lidhur me incidentin.

EgjiptiIzraeliPalestina