Më shumë se 37 mijë 500 palestinezë të vrarë që nga 7 tetori në Gazë

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se të paktën 37 mijë 598 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, raporton KlanKosova.

Kjo ministri gjithashtu tha se që nga fillimi i luftës, janë plagosur 86 mijë e 32 persona, shkruan Sky News.

Këto shifra të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza nuk bëjnë dallim mes luftëtarëve dhe civilëve.

Benjamin Netanjahu (Netanyahu)GazaHamasiIzraeliLuftëPalestinaVdekje