Me kryeveprën “1984” sonte fillon “SkupiFestival”, deri më 19 tetor do të prezantohen gjashtë projekte teatrale

Me fillim nga ora 20:00 sonte në Teatrin Shqiptar në Shkup, fillon edicioni 18-të i Festivalit “SkupiFestival”. Nata e parë e këtij festivali do të nis më shfaqjen  “1984” nga Teatri Kombëtar i Kosovës, shfaqje kjo me autor Xhorxh Orvell e regji të Igor Mendijski, për të përfunduar ky edicion me paraqitjen e trupës bullgare, të cilët do të prezantojnë shfaqjen “Grimca elementare”, njofton Portalb.mk.

1984” ësht vepër nga autori Xhorxh Orwell, me regji të francezit  Igor Menxhiski. Shfaqje e cila  flet për fuqinë, identitetin, vetminë dhe kërkimin për veten përmes kërkimit për të tjerët. Ku në të eksplorohet dashuria, politika, fëmijëria dhe telashet e saj. Në role luajnë aktorët Adrian Morina, Arta Selimi, Basri Lushtaku, Edona Reshitaj, Flaka Latifi, Shpejtim Kastrati, Xhejlane Godanci dhe Ylber Bardhi.

Arta Selimi aktore e shfaqjes “1984” nga Kosova për Portalb.mk tha se uron që vizitat e ndërsjellta të teatrit dhe bashkëpunimet mes Shkupit e Prishtinës do të shpeshtohen më shumë.

“Është gjithmonë dëshirë e madhe të vi të luaj në Shkup. Shpresoj që shfaqja do t’ju pëlqejë, edhe uroj që vizitat e ndërsjellta të teatrit dhe bashkëpunimet mes Shkupit e Prishtinës të shpeshtohen më shumë. Ju dëshiroj suksese e mbarëvajtje festivalit”, tha Arta Selimmi aktore në shfaqjen “1984“.

Drejtori artistik i festivalit “Skupifestival”, Osman Ahmeti për Portalb.mk tha se fton publikun të jetë pjesë e këtij festivali, sepse rrallë vjen rasti që të shohin shfaqje me vlera të mëdha në afërsi ku jetojnë.

“Risia gjithmonë është programi i ri i selektuar, në këtë ediciondo të prezentohen shfaqje nga rajoni dhe nga Evropa. Temat që trajtojnë shfaqjet kanë një të përbashkët, trajtojnë tema sociale, problemet që sjellë modernizimi, ndërhyrja e rrjeteve në përgjithësi në jetën sociale të njeriut të sodshëm. “Skupifestival ka bërë 18-të edicione rrugëtim dhe ka lënë gjurmë në fushën e teatrit, dhe ka interes që teatrot e ndryshëm të vinë të prezetojnë”, tha Ahmeti drejtor artistik i festivali.

Programi i “SkupiFestival” :

14.10.2014 -“1984” nga autori Xhorxh Orvell, regjia Igor Mendjiski, Teatri kombëtar Prishtinë – Kosovë.

15.10.2024 – “Nyja e Gidionit“, nga autorja Xhona Adams, regjia Selma Alispahiq, Bashkëprodhim Intrermeco & Mess Sarajevë – Bosnjë & Hercegovina.

16.10.2024 – “Fëmijët nga pluhuri“, Koncepti & koreografia Tula Limnaios. Prodhuar nga Tula Limnaois, Berlin – Gjermani.

17.10.2024 – “Nizhinski” nga Ema Nikolova, regjia Malina Andrej, Prodhuar nga L’ Amphitheatre &Oh DA! Bukuresht – Rumani.

18.10.2024 – Interpretimi me maskë, Punëtori teatrore me Senem Xhehver nga Turqia.

19.10.2024“Grimca elementare” nga Mishel Velbek, regjia Kris Sharkov, Teatri kombëtar Ivan Vazov, Sofje – Bullgari.

Në këtë edicion shfaqjet do të vlerësohen nga juria në përbërje të: Drita Kaba Karaga, Handan Salta dhe Keti Doncevska.

Biletat për shfaqjet e Skupifestivalit janë 200 denarë.

Nga sot i keni në biletarinë e Teatrit Shqiptar-Shkup. Gjithashtu, mund t’i rezervoni në telefonin 075 992 104.

Festival i teatritSkupi FestivalTeatër shfaqje teatroreTeatri Shqiptar Shkup