Më 20 mars do të mbahet seanca përgatitore e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ka konfirmuar për MIA se seanca përgatitore rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut do të mbahet më 20 mars të vitit 2025, transmeton Portalb.mk.

Data e seancës përgatitore është përcaktuar sot në mbledhjen e punës së Gjykatës Kushtetuese.

Kostadinsovski paraprakisht kishte konfirmuar se në listën e emrave për seancën përgatitore janë përfshirë 20 emra.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese më 11 dhjetori nuk mori vendim rreth kushtetutshmërisë së Ligjit për Gjuhët. Në seancë u soll vendim për një seancë të radhës, e ashtuquajtur përgatitore ku do të dëgjohen edhe ekspertë të tjerë juridik, e gjithë kjo për faktin e ndjeshmërisë së kësaj lënde. Politika ishte e zëshme si para ashtu edhe pas seancës së fundit të Kushtetueses.

Ligji për Zbatimin e Gjuhëve në fuqi hyri në janar të vitit 2019-të. Ai u miratua në 11 janar 2018, në mungesë të VMRO-DPMNE-së në atmosferë të tensionuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, me protesta dhe tentativa të panumërta të ish-presidentit Gjorgе Ivanov për ta bllokuar atë.

 

Gjuha maqedonaseGjuha shqipeGjykata Kushtetuese RMVKushtetuta e RMVNdryshime Kushtetuese RMV