Më 17 shkurt do të mbahet marsh protestues “Drejtësi, jo politikë”

Ismail Tasholli, organizator, “Liria ka emer” ka bërë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 17 shkurt në Prishtinë, në kuadër të një proteste për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Duke folur në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Tasholli deklaroi se Gjykata Speciale në Hagë ka humbur besueshmërinë e saj, duke e cilësuar atë si një institucion me prapavijë politike, mungesë transparence dhe elemente të qasjes totalitare në trajtimin e çështjeve ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Ai theksoi se protesta synon të evidentojë, sipas tij, padrejtësitë e kësaj gjykate dhe të kërkojë drejtësi, jo vendimmarrje politike.

 “17 shkurti të jetë e Shqipërisë. Të gjithë shqiptarët ngado që janë, janë të ftuar që të jenë në Prishtinë për të marrë pjesë për protestën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së. Ajo gjykatë ka kohë që ka premisa politikë, që nga fakti se si ata kanë marrë vendimet. Raporti asimetrik se si është ndërtuar ndaj qytetarëve, që ajo gjykatë është e bunkerizuar dhe ka hequr bazën, transparencën. Ne si qytetari do të krijojmë mundësinë që të evidentojmë padrejtësinë dhe për t’i stopuar.

Mënyra aludive e fajit i ka vendosur në totaliratet. Gjykata është e rrethuar në dyshime. Mënyra se si janë trajtuar krerët e UÇK-së, na ka dhënë shenja që ata janë brenda habitatit totalitar. Asnjë qytetar nuk u frikësohet vendimeve totalitare. Gjykata e Hagës e ka humbur pikënisjen e saj. Kanë përdoru çdo gjë për të dhënë pretendime propagandistike. Drejtësi, jo politikë në datën 17 shkurt, në Prishtinë”, tha Tasholli.

Hashim ThaçiJakup KrasniqiKadri VeseliKosovaRexhep SelimiUÇK MaqedoniUshtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)Veteranët e UÇK