Mbretëria e Bashkuar shpalli mbështetje të re për të drejtat e grave dhe vajzave në Ballkanin Perëndimor

Mbretëria e Bashkuar po ofron mbështetje të re për të drejtat e grave dhe vajzave në Ballkanin Perëndimor. Mbështetja, e shpallur dje në Sarajevë, nga e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar, Harriet Harman, do të ndihmojë organizatat si Fondacionin Kvinna Till Kvinna të mbrojnë të drejtat e grave dhe të trajtojnë dhunën me bazë gjinore në rajon, transmeton Portalb.mk.  

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu po mbështet shoqërinë civile dhe po ndihmon ata që të kenë qasje në Shtëpinë Globale të Pastrimit të Imazheve Intime Stop Non-Consensual Intimate Image. Platforma heq imazhet intime të shpërndara pa pëlqim dhe ka hequr tashmë mbi 300,000 imazhe me një shkallë suksesi prej 90%.

E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Gratë dhe Vajzat, Baronesha Harriet Harman, tha:

“Bota e sotme po ndryshon me shpejtësi dhe ndërkohë që gratë kanë bërë përparime të mëdha në 100 vitet e fundit; mizogjinia është në marshim, në rrugë, në ekranet tona dhe në shtëpitë tona. Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm kritike për arritjen e qëllimeve tona, ato do të përshpejtojnë suksesin tonë.”

Financimi, me vlerë mbi 1 milion paund, u njoftua në Forumin e Barazisë Gjinore të Procesit të Berlinit, pjesë e kryesimit të Mbretërisë së Bashkuar me Procesin e Berlinit në 2025.

Platforma ndërkombëtare bashkon gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me partnerë evropianë për të nxitur bashkëpunimin rajonal. Ai do të kulmojë në një takim të liderëve  në tetor në Londër.

Ambasada e Britanisë - Anglisë në RMVAnglia - Britania e MadheBallkani PerëndimorBarazi gjinoreTë drejtat e njeriut